Familja e Dua Lipa me pushime në Shqipëri, i ati mesazh së bijës nga ‘Syri i Kaltër’
Transmetuar më 23-08-2020, 10:36

Familja e Dua Lipës është duke kaluar pushimet në Shqipëri, më konkretisht në zonat e njohura turistike si Syri i Kaltër apo Theth.

Babai i Dua Lipës, Dukagjini, pas pushimeve në Malin e Zi, ka postuar disa foto në ‘Instagram’ së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

Këngëtarja e njohur shqiptarë e cila festoi 25-vjetorin dy ditë më parë ka vendosur të qëndojë pranë të dashurit të saj Anëar Hadid, apo edhe impenjimeve muzikore.

Në një ditë të veçantë si kjo nuk ka munguar as urimi i babait të saj, Dukagjin Lipa.

Përmes disa fotove përkrah të bijës, Dukagjini ka bërë një urim emocional.

"25 vite që nga lindja jote dhe unë jam i bekuar. Ti je rritur tashmë por për mua je akoma vajza ime e vogël. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Gjithmonë do t’i kem sytë tek ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime’, shkroi Dukagjin Lipa, përmes një mesazhi në Instagram, gjatë pushimeve që po kalon në Shqipëri, për të bijën.

/NOA.al