Reagimi i këngëtarit për kaosin në Tiranë: Ah, e shkreta “TI”…”ta bënë nënën”! Kam frikë se do ta “hajë edhe baba” (Foto)
Transmetuar më 25-08-2020, 13:29

Kushdo që ka lindur dhe është i rritur në Tiranë para ’90, sheh me dhimbje kaosin urban të kryeqytetit që për nga ndërtimet pa kriter, sa vjen dhe bëhet edhe më kaotik.

Ashtu si shumë tiranas të tjerë, këngëtari Kujtim Prodani, ka ndarë një imazh të fundit të kryeqytetit, ku edhe shihet që në Tiranë nuk flitet më për hapësira të gjelbërta, aq më pak për ambjente dhe godina të kulturës, si dhe ato sportive.

"Ahh, e shkreta "TI"…"ta bënë nënën"…!(me sa info kam, do ta "hajë edhe baba"..)", – ka shkruar ironikisht Kujtim Prodani.

Megjithatë, këngëtari reagimin e tij e ka mbyllur me mesazhin, se, sidoqoftë, prapë i mbetet që ta dojë Tiranën, por më tej njerëzit e saj të mirë.

"Prapë te dua fort, dmth., ata pak njerez që kanë mbetur!, shkruan Kujtim Prodani.

/NOA.al