Transmetuar më 25-08-2020, 16:39

Deputeti Fetah Rudi i LDK-së ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ai shprehet se trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

Për dy javë deputeti kosovar tha se do të qëndrojë në vetizolim, me shpresën se me ndihmë e Zotit dhe të mjekëve do ta kalojë edhe këtë sfidë.

“Pas disa problemeve shendetesore te shfaqura gjate dites se djeshme, i jam nenshtruar testit per Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekesore, trajtimin do ta vazhdoj ne shtepi. Antaret e tjere te familjes jane mire me shendet. Per dy jave do te jemi ne vetizolim. Besoj qe me ndihmen e zotit dhe mjekeve do ta kaloj edhe kete sfide”, shkroi deputeti kosovar.