Transmetuar më 26-08-2020, 12:02

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, por pritet që në orët në vazhdim të kemi ulje të temperaturave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Gjithsesi, moti për ditët e mbetura të muajit gusht pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. /k.k/noa.al/