Mitsotakis sot në Parlamentin grek: Po zgjerohemi me 12 milje në Jon, Dendias vizitë në Tiranë
Transmetuar më 26-08-2020, 13:49

“Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“, tha kreu i qeverisë greke.

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë sot në Parlamentin grek.

Sipas tij, Greqia do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon. Në fakt, një marrëveshje u arrit mes dy qeverive të kohës në vitin 2009, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duke mbetur çdo gjë pezull.

Ndarja e Zonave Ekskluzive Ekonomike krijoi edhe konfliktin e fundit mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas CNN konflikti dhe tensionet mund të çojnë dy vendet e Ballkanit në një luftë të armatosur.

Duket se një dekadë më pas, Greqia nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj, pavarësisht edhe konfliktit të fundit me Turqinë.

Është folur edhe për një bisedë telefonike të ditëve të fundit për këtë çështje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryediplomatit grek, Dendias.

Mitsotakis tha se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

“Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh Mitsotakis.

Greqia firmosi marrëveshjen e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike fillimisht me Italinë gjatë kësaj vere dhe më pas me Egjiptin, duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë.

Greqia më herët kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke ndare mes tyre një pjesë të Mesdheut.

/NOA.al