Transmetuar më 26-08-2020, 17:48

Brenda vilës në ishullin grek të Mykonos, ku kapiteni i Mancheset United, Harrry Maguire, u arrestua pak ditë më parë, për të sajuar më pas një konflikt me shqiptarët.

Vila, me pamje nga plazhi i Paragës, kushton më shumë se 4,000 euro në një natë, me një qëndrim minimal prej shtatë netësh nga ana e tij.

Ylli i Manchester United, Harry Maguire po qëndronte në vilën luksoze me tetë shtretër që kushtonte 29,000 paundë në javë, në bregdetin jugor të ishullit Grek të Mykonos përpara se të arrestohej dhe dënohej për sulm ndaj oficerëve të policisë.

Ai e mori vilën përballë dy plazheve më të famshëm të ishullit.

Mbrojtësi që vlen rreth 100 milion euro, pas ngjarjes, u dënua me kusht 21 muaj.

Ai u akuzua për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policinë greke, në Mykonos.

Christina, një shërbëtore e vilës, konfirmoi për MailOnline se Maguire qëndroi në pronën e quajtur "Villa Paradise Gem" javën e kaluar.

Ajo tha se Maguire u largua gjatë fundjavës, ashtu si edhe të tjerët.

"Ata ishin këtu javën e kaluar, por unë nuk e kam parë Harry Maguire ose ndonjë nga të tjerët që nga fundjava".

"Ata dukeshin njerëz të sjellshëm dhe po kalonin mirë, siç bëjnë shumica e njerëzve kur qëndrojnë këtu."

Mbrojtësi besohet të ketë qëndruar atje me miqtë dhe familjen, përfshirë motrën e tij Daisy dhe të fejuarin e saj, Fern Hawkins.

Raportohet se 27-vjeçari shijoi prej pesë-orësh një darkë të enjten e kaluar, përfshirë shampanjë, kokteje, biftek dhe karavidhe të cilësisë së mirë.

Tavolina përfshinte shishe "Dom Perignon Brut 2002", shampanjë Armand de Brignac, secila me vlerë rreth 20 mijë euro.

Ai ka qenë edhe me mesfushorin e Chelsea, Ross Barkley, yllin e "Love Island Chris" Hughes, si dhe lojtarin e bilardove, Judd Trump, veç anëtarëve të familjes së tij.

Raportet lokale pretenduan fillimisht se futbollisti u përfshi në sherr për të mbrojtur motrën e tij të vogël Daisy, pasi ajo u plagos me thikë në krah, apo u drogua me qëllim për t’u përdhunuar nga disa shqiptarë. E gjitha kjo ishte një sajesë, që besohet se u montua nga Maguire, për t’i shpëtuar drejtësisë.

Maguire është shpallur faktor dhe është dënuar 21 muaj me kusht, për sulmimin ndaj tre policëve.

Pas akuzave në gjyq, avokati që ndoqi çështjen për policët e dhunuar, tha se lojtarit duhet t’i vijë turp për sajesat ndaj shqiptarëve, madje duhet të kthehet në Greqi e të kërkojë falje.

Vendimi i gjykatës greke i ka kushtuar Maguire aktualisht edhe vendin në Kombëtaren e Anglisë.

/NOA.al