Transmetuar më 26-08-2020, 18:18

Fotoja e vërtetë e lajmërimit të vdekjes së Irmës, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në Rimini të Italisë, habiti jo pak njerëz.

Nuk është vendosur gabimisht kjo foto. Ishte familja ajo që zgjodhi foton e gruas së moshuar me gishtin e mesëm të ngritur dhe një buzëqeshje të lezetshme.

Vajza dhe mbesat thanë: “Ne e zgjodhëm këtë foto, sepse nëna ishte e tillë, ajo nuk mallkoi askënd dhe për asgjë. Një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar, për shkak se ishte shumë mendjehapur.”

Ata duket se i vendosën këtë foto, nuk dihet nëse ishte amanet i së moshuarës, në shenjë revolte pasi nuk mori nga kjo botë shpërblimin për punën, sjelljen dhe dashurinë e saj për të tjerët.

Funerali i zonjës Irma, e cila ndërroi jetë më 18 gusht, u mbajt në formë laike më 20 gusht. Dhe nëse njerëzit pyesin se nëse do të përdoret e njëjta foto edhe për gurin e varrit, përgjigja e tyre është "PO".

/NOA.al