Transmetuar më 27-08-2020, 13:48

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka hequr tatimin mbi vlerën e shtuar për karburantin që përdoret për transportin publik.

Në një udhëzim të miratuar, ekzekutivi ka vendosur që mjetet e transportit publik nuk do të paguajnë TVSH karburanti duke e zeruar atë. Deri tani, përfitohej ulje 43 për qind.

Vendimi vjen në një kohë kur transporti publik ka më shumë se një muaj që ka rinisur punën pas ndërprerjes së aktivitetit për shkak të masave shtrënguese të marra nga qeveria.

Rifillimi i aktivitetit të tyre u bë mes debateve dhe protestave, ku kërkuan masa lehtësuese në mënyrë që të përballonin kostot e protokolleve anti-covid.

Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Publik për lijat veriore të vendit, thotë se impakti është j papërfillshëm.

"Impakti ekonomik i kesaj eshte i parëndësishëm, TVSH ne blerje e naftes njihej 43% ne shitje, qe do te thotë se ne, naften e marrim me tvsh e ne shitje njihej sa 43 % e shitjeve totale.

Ekonomisti me i mire i çdo kompanie transporti s’mund ta kalojë pragun e 60% te njohjes se tvsh se naftes si shpenzim sepse asnjë kompani nuk operon me shitje te barabarta me konsumin e naftes, ndaj impakti ekonomik i kesaj pike eshte shume i vogel", thotë Memaj.

Ai pohon se tashmë kanë mbetur pa plotesuar pikat e rimkembjes ekonomike:

-Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik (njësoj sic është për industrinë e peshkimit)

-Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0 % deri në fund të vitit 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi dhe transporti është një nga hallkat thelbësore te zhvillimit te tij.

-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë

-Rimbursimin e kategorive të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në zbatim të ligjit nr.37/2014. /noa.al/