Transmetuar më 27-08-2020, 18:56

Një shqiptar është identik kopja e aktorit të filmave aksion Chuck Norris.

Sozia e Chuck Norris quhet Nori. Në jetën e përditshme i thërrasin Nori i Pojanit.

Është nga fshati Pojan të Korçës.

Sigurisht që ka një profesion të kundërt me aktorin e vertetë. Nëse Chuck Norris e kemi parë me automatik nëpër filma, ku del gjithmonë fitimtar, Norin e Pojanit e gjen me klarinetë nëpër dasma.

Sigurisht, ai njeh edhe disfata sidoemos në këto kohë pandemie, sepse nuk organizohen dasma.

Ngjashmëria e tyre është vërtet e madhe. Ata që kanë ndjekur filmat e Chuck Norris apo e kanë pasur atë idhull dikur, duhet të dinë, se ka aktori edhe sozi në Shqipëri.

/NOA.al