Transmetuar më 27-08-2020, 22:59

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka nddhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:20, në fshatin Çikatovë të Vjetër në komunën e Drenasit.

Si pasojë e aksidentit  3 persona janë lënduar dhe një tjetër ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ku po kryejnë procedurat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi nga policia e Kosovës:

“Me datën 27.08.2020 rreth orës 21:20 min në fshatin Çikatovë i Vjetër-Gllogoc, është shkaktuar një aksident trafiku/vet-aksident me lëndime të rënda trupore ku si pasojë e këtij aksidenti dyshet se një person ka ndërruar jetë, kurse tre të tjerë janë  të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë kompetente policore, njësia e hetimeve të trafikut dhe po kryejnë procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.