Transmetuar më 28-08-2020, 22:47

Shumë këngë janë publikuar si çdo vit tjetër, edhe këtë verë në Shqipëri.

Ato papritur quhen hite. Thonë se marrin shumë klikime. Pa kritikë, pa tekst dhe madje melodia dhe zëri i këngëtarëve në fjalë është vënë shpesh në diskutim nga specialistë të fushës.

Shumë kritikë kanë ngritur shqetësimin se çfarë lloj muzike po dëgjojmë sot? A është një prodhim i mirëfilltë artistik, apo komercializëm pa lidhje me artin?

Këtij debati i është shtuar së fundmi edhe këngëtarja Vesa Luma. Në një intervistë për emisionin radiofonik “You and me”, Vesa ka deklaruar se ka pësuar një zhgënjim të vogël, sepse ka pritur që kolegët e saj të vijnë me krijime më kuptimplota për shkak të pandemisë dhe periudhës së vështirë që po kalon e gjithë bota.

Këngëtarja shton se nuk ka pritur që të bëjnë art, por të paktën diçka më cilësore.

Duke shtuar faktin se për shkak të rregullave anti-Covid nuk po organizohen koncerte, Vesa shprehet se ka shpresuar që artistët shqiptarë të silnin materiale pak më ndryshe.

“Një zhgënjim i vogël që në këto kohë shumë më shumë nga kolegët e mi, sidomos në kohët e karantinës, pas një periudhe të vështirë për shumë nga familjarët tanë”, tha ajo.

“Nuk e di pse kam prit që kolegët e mi kur të rikthehen të rikthehen me diçka më cilësore. Nuk e di pse kam prit shumë”

“S’po them art. Në një moment normal nuk do më kishin bërë përshtypje”, – u shpreh këngëtarja.

Ajo jeton në Australi rej vitesh. Interesant është fakti që disa nga zërat më të mirë, janë larguar kohët e fundit nga Shqipëria./NOA.al