Tërmet 4.7 ballë gjatë natës, EMSC: Epiqendra 166 km larg Elbasanit
Transmetuar më 29-08-2020, 08:12

Një tërmet i fuqisë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit vendin tonë fqinj, Greqinë.

Epiqendra ishte në veri të Igumenicës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Tërmeti me magnitudë 4.7 është raportuar edhe nga EMSC, si një tërmet me efekte që mund të shkaktojë lëkundje.

Nga dëshmitë, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Gjirokastër dhe zonat shqiptarë në kufi me Greqinë.

EMSC ka raportuar se epiqendra ishte 166 km në juglindje të Elbasanit, ose 15 km në veri të Igumenicës.

Ky tërmet është pasuar me disa të tjerë nën 4 ballë, që kanë pasur si epiqendër Turqinë.

/NOA.al