Memo-ja e Spartak Ngjelës bën namin në rrjet: Mos duhej djemtë që shitën detin?!
Transmetuar më 29-08-2020, 08:44

Avokati i njohur dhe ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, beson se Greqia nga pretendimet e saj për t’u zgjeruar me 12 kilometra në kufirin detar me Shqipërinë, në Jon, ka korruptuar qeveritë dhe kryeministrat e vendit tonë.

Sipas Ngjelës ishte ish-kryeministri Sali Berisha që e shiti i pari detin, por edhe pse një dekadë më parë marrëveshja u rrëzua, ajo është rikthyer sërish nga kryeministri aktual Edi Rama.

Edhe Rama po bën të njëjtën gjë, teksa marrëveshja ende nuk është zbardhur nëse ka të një të tillë, por nuk ka as Gjykatë Kushtetuese që mund ta konsiderojë atë të drejtë apo jo.

Prandaj, edhe Ngjela përmes një memoje i ka quajtur Ramën dhe Berishën "Djemtë e detit".

Memoja në rrjet ka shkaktuar reagime të forta.

Disa i kanë sugjeruar Ngjelës, që çdo gjë shkon, por ato nuk mund të krahasohen me djemtë legjendarë të muzikës sonë ‘rok’, në fillim të viteve ’90.  Ata i kanë sugjeruar Ngjelës që të shkruante "djemtë që shitën detin".

/NOA.al