Transmetuar më 29-08-2020, 19:23

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Prishtinë-Lipjan.

Siç edhe shihet në foto, përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar plagosjen e katër personave.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Në një njoftim ajo tha se "sot, 29.08.2020, rreth orës 17:56, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident) në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Lipjan-Prishtinë.

Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore të trafikut po merren me aksidentin".