Transmetuar më 30-08-2020, 21:14

Astrologët thonë se shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë janë gjithmonë të përpiktë me orarin.

Dashi

Shenja me më pak durim nuk e toleron vonesën, madje as vonesën e vet nuk e duron dot. Ndonjëherë janë më të shpejtë se koha.

Gaforrja

Gaforrja është një nga shenjat më të përpikta. Është gjithmonë i mirëorganizuar ky njeri. Nuk ia justifikon vetes asnjë vonesë dhe arrin ta programojë gjithçka.

Virgjëresha

Nuk është kurrë vonë dhe e urren të presë. Madje kur ka një takim të rëndësishëm, i bëjnë gjërat një ditë para gati.