Një i vdekur dhe një i plagosur nga një aksident rrugor në Kosovë
Transmetuar më 30-08-2020, 21:30

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 18:38, në autostradën “Arben Xhaferi”, afër fshatit Babush të Ferizajt.

Mësohet se një person ka ndërruar jetë ndersa një tjetër ka mbetur I plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rastet e aksidenteve, kryesisht vetaksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe pjesëmarrsit tjerë në trafik. Policia do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e pergjithshme në trafik dhe do të ketë zero tolerancë”, thuhet në njoftimin e policisë.