Transmetuar më 30-08-2020, 23:59

Me 62 vota pro dhe 51 kundër,  deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër.

Ndërkohë deputeti Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Për këtë arsye ai është izoluar në një hapësirë të posaçme të Kuvendit nga ku ka votuar për Qeverinë e re.

Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.

Kryeministër – Zoran Zaev Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Qeveria e re do zë ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si: Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska Ministër i Financave – Fatmir Besimi Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha Ministër i Kulturës – Irena Stefoska Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri.