Zgjedhjet në Malin e Zi, shqiptarët në festë pas dy mandateve të fituara
Transmetuar më 31-08-2020, 08:25

Koalicioni shqiptar ka arritur të sigurojë dy mandate deputetësh në Kuvendine Malit të Zi.

Ndërsa numërimi dhe rezultatet e zgjedhjeve janë drejt fundit, është e sigurt që dy deputetë shqiptarë do të kenë karriget e tyre në parlamentin malazez.

Pas zgjedhjeve të djeshme, në komunën shqiptare të Tuzit, në Mal të Zi, ka nisur festa.

Menjëherë pas kësaj ka nisur festa me flamujt kuq e zi, ndërsa kryesuesi i “Listës Shqiptare”, Nik Gjeloshi, tha në mesazhin e fitores se:

“1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”.

Proserbët në Mal të Zi fituan zgjedhjet me ndihmën e partisë së Shqiptarit Abazoviç, që doli kundër Gjukanoviç.

Pjesë e koalicionit me Frontin Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, ka garuar brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiç – një figurë jopartiake.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç tha se Partia e tij Demokratike e Socialistëve ka 40 deputetë në parlamentin malazez me partnerët e tyre tradicional, duke shtuar se votat janë ende duke u numëruar.

Deri më tani janë numëruar 96% e votave dhe Partia e Gjukanoviç ka fituar  ka fituar 35.1 përqind të votave të hedhura, ose 30 vende në parlamentin me 81 vende të Malit të Zi.

Aleanca për të Ardhmen e Malit të Zi fitoi 32.6 përqind të votave, ose 27 vende. Një koalicion tjetër i opozitës, “Paqja është Kombi ynë”, fitoi 12.5 përqind të votave, ose 10 mandate.

Ndërkohë, shqiptarët kanë siguruar dy deputetë, me nga 1 deputet secili koalicion.

/NOA.al