Transmetuar më 31-08-2020, 08:49

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi Qeverinë e re.

Nga 113 deputetë të pranishëm, 62 votuan pro Qeverisë së re dhe 51 kundër.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se me këtë votim Kuvendi konstaton se është zgjedhur Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria është formuar nga LSDM, BDI, Lëvizja BESA dhe PDSH.

Kabineti i ri qeveritar numëron 19 poste ministrore, 7 më pak se Qeveria e kaluar, që po ashtu udhëhiqej nga Zoran Zaev.

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Zoran Zaev –  Kryeministër

Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi

Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për luftim të korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Qeveria e re do të ketë 15 ministra  

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki

Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska

Ministër i Financave – Fatmir Besimi

Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski

Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska

Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpaska

Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha

Ministër i Kulturës – Irena Stefoska

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Adminkstratës – Jeton Shaqiri

/NOA.al