Një ditë e veçantë për vajzën e Ardit Gjebresë!
Transmetuar më 31-08-2020, 11:49

Në të gjithë Shqipërinë dita e sotme është një ditë ndryshe nga të tjerat, pasi fillojnë shkollën.

Vajza e producentit, moderatorit dhe artistit të njohur Ardit Gjebrea, nis klasën e parë.

Ardit Gjebrea ka qenë ai që ka shoqëruar Anën sot, në nisjen e këtij viti shkollor.

Gjebrea ka ndarë një foto krah vajzës, e cila duket e veshur me uniformën e shkollës.

“Vit të mbarë shkollor”, shkruan moderatori krahas fotos.

Arditi nga ana tjetër po përgatitet për sezonin e ri të “E diela shqiptare”, i cili si çdo punë e realizuar prej tij pritet të jetë i suksesshëm.

/NOA.al