Transmetuar më 01-09-2020, 15:24

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për tetë viktima si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit.

Nga 534 testime për të dyshuar me virusin, kanë rezultuar pozitivë 147 raste.

Lajm i mirë vjen në radhët e pacientëve të shëruar, ku së fundmi e kanë fituar betejën 197 të prekur.

Në total, ata që janë shëruar janë 9 mijë e 792 persona.

Aktualisht në Kosovë janë aktivë 3 mijë e 276 persona me koronavirus. /k.k/noa.al/