Transmetuar më 02-09-2020, 19:00

Reperi Akon zbulon planet për qytetin e së ardhmes prej 6 miliard dollarësh që ai do të ndërtojë në Senegal, modeluar sipas "Black Panther’s Wakanda"

Ylli i R&B vuri gurin e parë për qytetin e ri që do të ndërtohet në  Mbodiene, 60 milje larg kryeqytetit, Dakar.

Akon tha se donte të ndërtonte  "shtëpi" për afro-amerikanët në SH.B.A.

Puna do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, me përfundimin e fazës së parë, më 2023.

Akon City me energji diellore do të ofrojë hotele, një universitet, spitale, qendra biznesi dhe argëtimi, duke përfshirë një kazino, si dhe studiot e filmave. Të gjitha përmes dizajneve të së ardhmes  projektuar nga arkitekti Husein Bakri, me skulptura afrikane si frymëzim.

Wakanda, qyteti imagjinar afrikan i serisë së librave komikë Black Panther, shërbeu si frymëzim shtesë, – tha Akon.

"Kështu që doja të ndërtoja një qytet ose një projekt si ky që do t’u jepte motivimin të tjerëve për të ditur se ka një shtëpi të tillë edhe në Sengal" – tha ai, duke shtuar se kishte marrë bekimin – dhe këshillat – e pleqve të Mbodiene.

Reperi 47-vjeçar është i njohur për hite si  ‘Locked Up’ dhe ‘Smack That’.

Afrika Perëndimore vazhdon të vuajë nga kriza ekonomike prej pandemisë së koronavirusit dhe kështu investimi i tij është konsideruar një farë shprese.

/NOA.al