Transmetuar më 03-09-2020, 22:52

Mbyllet në barazim takimi Moldavi-Kosovë.

Ndeshja e vlefshme për "Ligën C" të "Nations Cup", e luajtur mbrëmjen e sotme, përfundoi me rezultatin 1-1.

Kanë qenë moldavët ata që kaluan të parë në avantazh me anë të Nicolaescu, në minutën e 20′.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Goli i barazimit dhe i rezultatit përfundimtar ka ardhur në minutën e 71′ nga Benjamin Kololli, i cili luajti sonte në rolin e qendërsulmuesit në vend të Vedat Muriqit.

28-vjeçari mori një asist nga Berisha dhe tregoi aftësitë e një bomberi.

Takimi u zhvillua në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.

Më poshtë goli nga Kololli: