Izraeli do të ketë ambasadë në Prishtinë, Kosova merret shembull nga Trump për vendet e tjera myslimane
Transmetuar më 04-09-2020, 19:16

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar sërish përmes një mesazhi në Twitter, pas marrëveshjes historike që u arrit sot me ndërmjetësimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ai e konsideroi marrëveshjen Serbi-Kosovë një ditë të madhe, sepse duket se pjesë e saj është bërë edhe Izraeli që do të njohë Kosovën.

“Një tjetër ditë e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizimin e lidhjeve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha Trump në mesazhin e tij. “Arritje e madhe! Më shumë kombe islame dhe arabe do ta ndjekin së shpejti këtë rrugë”, shkroi Trump.

Pra, fakti që Kosova është një vend me shumicë myslimane, është parë si një shembull që duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera islamike, për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

/NOA.al