Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, Kim: Hap për paqen në Ballkan
Transmetuar më 04-09-2020, 19:41

Hap të madh për paqen në Ballkanin Perëndimor e ka konsideruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Në Tuiter Juri Kim shkroi se dy vendet arritën marrëveshje në sektorin ekonomik.

“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor:

Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”, shkroi Kim në Tuiter.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga organizmat europianë, si një nisje e mirë për të vazhduar më tej. /k.k/noa.al/