Transmetuar më 04-09-2020, 20:00

Kombëtarja kuqezi zbret sot në fushën e lojës, ora 20-45, për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Përballë është Bjellorusia, vend me tensione politike pas rizgjedhjes së Lukashenkos President.

Gjithsesi ekipi vendas luan në shtëpi, megjithëse do të jetë një ndeshje pa tifozë.

Janë zbardhur edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshje, ku nuk ka asnjë surprizë nga ana e kuqezinjve.

Në portë është Tomas Strakosha, ndërsa para tij është Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli.

Në mesfushë luajnë Hysaj, Abrashi, Bare, Gjasula dhe Trashi, i cili këtë ndeshje do të luajë si i majtë dhe në sulm është dyshja Manaj-Cikalleshi.

Formacion i imponuar disi për trajnerin Edy Reja, pasi vihen re mungesa si ajo e Kumbullës, Ismajlit apo Ramadanit. Ndërkohë nga stoli e nisin Roshi e Sadiku, që pritet të marrin minuta në këtë ndeshje. Gjithashtu Balaj e Çekiçi do ta nisin ndeshjen nga stoli.

Shqipëria: Strakosha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Gjasula, Bare, Abrashi, Trashi, Cikalleshi, Manaj.

Bjellorusia: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhjajçik, Iablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakoviç.

/NOA.al