Transmetuar më 04-09-2020, 20:02

Pas një pushimi të gjatë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit rikthihet sinte në mbrëmje për të luajtur.

Bjellorusia është skuadra e parë ku ekipi shqiptar do synojë të marrë tre pikë të plota në Ligën e Kombeve.

Shumë elementë të rinj janë afruar në skuadër për të treguar talentin e tyre.

Vite më parë Shqipëria ka fituar me lojë dhe rezultat përballë bjellorusëve.

Në grupin C, Shqipëria ka, përveç Bjellorusisë, Lituaninë dhe Kazakistanin, kundërshtarë që konsiderohen të kalueshëm në letër. /k.k/noa.al/