Transmetuar më 04-09-2020, 23:45

I ngjashëm me filmat fantazi mund të quhet zbulimi i bërë në qytetin Verviers, në Belgjikën lindore.

Gjatë rregullimit të një shatërvani të vjetër, është gjetur një sënduk brenda të cilit ishte futur zemra e ish-kryebashkiakut të parë të këtij qyteti.

BBC shkruan se zemra ishte vendosur në një kavanoz me alkool e më pas është kyçur brenda sëndukut prej zinku.

Bashkiaku Pierre David ndërroi jetë në vitin 1839 ndërkohë që vetë shatërvani u pagëzua me emrin e tij në vitin 1883.

“Zemra e Pierre David është vendosur në mënyrë solemne në këtë monument”, thuhej në një shkrim në shatërvan.

Të gjithë mendonin se ky shkrim ishte simbolki, por që u zbulua se ishte realitet.

Sënduku është vendosur në Muzeun e Arteve të Bukura të qytetit për të vizitorët. /k.k/noa.al/