Transmetuar më 05-09-2020, 12:03

Kuqezinjtë e drejtuar nga ana trajneri Edy Reja, morën një fitore me shumë vlera mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Shqipëria mposhti pastër 2-0 Bjellorusinë në Minsk. Cikalleshi dhe Bare shënuan golat e fitores.

Fitorja është shoqëruar me entuziazëm në kampin kuqezi, pasi, sipas trajenrit Reja dhe protagonistëve kryesorë, ajo ishte bindëse edhe në lojë, si dhe premtuese për të ardhmen.

Pas ndeshjes, trajneri bjellorus, Mikail Markel u shpreh se Shqipëria veproi ashtu siç ata e prisnin, por pjesa e parë ishte e gabuar dhe lojtarët nuk bënë atë që iu kisha thënë.

“Taktikisht Shqipëria veproi ashtu siç e prisnim. Tjetër gjë pastaj sesi luajmë ne, sidomos në pjesën e parë që ishte e gabuar. Nuk ishte ajo që u kisha thënë lojtarëve”.

“Dështuam në këtë ndeshje të parë dhe jam tërësisht i pakënaqur me këtë rezultat. Por kemi bërë dy pjesë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në të parën sulmi nuk funksionoi fare, por në të dytën kemi krijuar rastet tona. Gjithsesi ky ishte rezultati. Nuk pajtohem fare me ju që nuk funksionoi fare sulmi ynë”.

Markel shtoi se, “është e vështirë të tregojmë arsye specifike tani, duhet ta shohësh e analizosh. Kishim momentet tona, megjithëse kemi çaluar”.

“Gjithsesi ne kemi një tjetër ndeshje pas dy ditësh dhe duhet të rikuperohemi sa më shpejt. Sigurisht që e kemi vendosur veten në një situatë të vështirë në grup pas kësaj humbje. Mirë që e luajtëm këtë ndeshje dhe tani do të kemi mundësinë që të korigjohemi”, – tha trajneri i Bjellorusisë.

Kuqezinjtë janë nisur një ditë pas fitores nga Minsk me charter dret Tiranës. Ata i pret ndeshja e dytë që do të luhet këtë të hënë me Lituaninë në stadiumin kombëtar.

Pas ndeshjeve të para Shqipëria kryeson grupin L, me po aq pikë sa Kazakistani, 3, ndërsa Bjellorusia dhe Lituania nuk kanë asnjë pikë pas humbjeve në ndeshjet e para.

Shqipëria në Bjellorusi

❤🖤 nisen nga #Minsku për në #Tiranë. Mirëardhshi krenaria e 🇦🇱👐⚽️

Publiée par Federata Shqiptare e Futbollit sur Samedi 5 septembre 2020

/NOA.al