Transmetuar më 05-09-2020, 21:02

Ditën e djeshme Kosova dhe Serbia firmosën marrëveshjen ekonomike me ndërmjetësimin e vetë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në momentin kur presidenti Trump anonçoi lajmin se Serbia do të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, duket mjaft qartë se kjo ishte diçka e re dhe për vet presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Siç shihet dhe në video, Vuçiç habitet nga kjo deklaratë dhe drejtohet nga këshilltarët e tij.

Ai gjithashtu shfletos i sikletosur letrat që ka përpara pasi nuk ka pasur dijeni për këtë pikë të marrëveshjes të nënshkruar.

Më poshtë momenti: