Vritet një person në Kosovë
Transmetuar më 05-09-2020, 21:49

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00 në rrugën “Eqrem Qabej” të Pejës.

Një 61-vjeçar është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase edhe nga policia.

NJOFTIMI

“Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”.