Vuçiç mbetet pa fjalë pas asaj që tha Donald Trump, shikoni reagimin e tij të çuditshëm
Transmetuar më 06-09-2020, 08:51

Duket se deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë për zhvendosjen e Ambasadës së Serbisë nga Jeruzalemi, e ka lënë të mahnitur Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit reagoi i çuditur pas deklaratës së Donald Trump, dhe menjëherë filloi të shfletojë marrëveshjen e firmosur.

Pas kësaj ai vështron nga delegacioni i tij, si për të marrë një konfirmim që diçka e tillë ka qenë kusht.

I gjithë ky reagim i Vuçiç lë të kuptosh se ai nuk ka qenë i informuar për këtë pikë.

Edhe pas marrëveshjes nuk kanë munguar ironitë nga ana e tij, duke thënë se Serbia ka bërë një marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara, dhe jo trilaterale ashtu si ishte me të vërtet, përfshi edhe Kosovën. /k.k/noa.al/