Transmetuar më 06-09-2020, 13:58
Foto ilustruese

Një pedagoge në Argjentinë ka humbur jetën në prani të studentëve të saj, gjatë orës së mësimit online.

Paola de Simone ishte prekur nga koronavirusi dhe gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar në ato momente.

Gjatë orës së leksionit në Universidad Argentina de la Empresa (UADE), në kryeqytetin Buenos Aires, ajo shfaqi vështirësi në frymëmarrje.

Një video qarkulloi në internet, por që më pas u fshi, në të cilën shfaqeshin studentët që kërkonin ndihmë.

Ata i kërkuan adresën pedagoges së tyre, por ajo e fundit përshpëriste duke thënë “nuk mundem”.

46-vjeçarja ishte konfirmuar me virus në datën 28 gusht. /k.k/noa.al/