Transmetuar më 06-09-2020, 19:25

Barcelona ka pranuar një ofertë të Juventusit për kartonin e Luis Suarez.

Siç raporton Goal, që siguroi dhe intervistën e Lionel Messit si ekskluzivitet, zyrtarizimi i Suarez si futbollist i Juventusit do të vijë shumë shpejt.

Nuk është arritur të zbulohet shuma me të cilën Juventus dhe Barcelona kanë rënë dakord për kartonin e Suarez, por paga e sulmuesit uruguaian dihet: 10 milionë euro në sezon.

33-vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare dhe do të përfitojë mbi 30 milionë euro, përfshirë dhe bonuset.

Një marrëveshje që shumë shpejt do të zyrtarizohet.