Transmetuar më 06-09-2020, 23:05

Kosova pëson humbje përballë Greqisë në ndeshjen e luajtur për Ligën e Kombeve.

Kosovë-Greqi, luajtur mbrëmjen e sotme, përfundoi me rezultatin 1-2.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë të grupit të tretë të Ligës C të Kombeve.

Golat për grekët u realizuan nga Dimitris Limnios në minutën e 2’ dhe Dimitris Siovas në minutën 51’, ndërsa golin e vetëm për kosovarët e shënoi Bernard Berisha në minutën e 81’.

Kosovës në këtë takim i munguan lojtarët kryesorë si: Vedat Muriqi, Milot Rashica, Benjamin Kollolli, Hekuran Kryeziu, Edon Zhegrova, Leart Paqarada e Elbasan Rashani.