Transmetuar më 07-09-2020, 08:30

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka ngritur flamurin kuq e zi në majën e Lëpushës, ku është ngjitur këtë fundjavë.

Prej andej Soreca ka ndarë disa fotografi, duke e cilësuar përvojë të mahnitshme.

Madje ai thotë se është një eksperiencë për të mos u humbur, duke ftuar kështu të tjerë ta vizitojnë.

“Hiking në Lëpushë, ju çon në zemër të Alpeve shqiptare! Ne u ngjitëm te Maja e Vajushës në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në dy luginat. Për të mos u humbur”, shkruan Soreca. /a.y/noa.al