Vajza e Catherine Zeta-Jones është krenaria e babait të saj: Michael Douglas (Foto)
Transmetuar më 07-09-2020, 15:51

Vajza e Catherine Zeta-Jones, Carys tregon lidhjen e saj me babanë Michael Douglas.

Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas, Carys, postoi një mesazh të ëmbël për babanë e saj gjatë fundjavës së Ditës së Punës

Carys u tregoi fansave të tyre lidhjen e ngushtë që ajo ndan me të atin, pavarësisht divorcit me të ëmën.

17-vjeçarja la një koment, në një nga selfiet e fundit me babain e saj gjatë fundjavës.

Michael, 75 vjeç, postoi në Instagram një foto gjatë festës amerikane të Ditës së Punës.

Ai kishte veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë vjollcë dhe të bardha, me vija, të cilën i kombinoi me një palë syze dielli të zeza dhe një kapele bejsbolli ngjyrë bezhë.

Aktori i “Fatal Attraction” u shfaq me i buzëqeshur. "Gëzuar Ditën e Punës!" – shkroi ai krahas fotos.

"Çfarë iu duhet të kenë të gjithë në këtë fundjavë pushimesh? Qëndroni të sigurt! MD."

Carys ishte një nga përdoruesit e parë të Instagram-it, që komentoi postimin e tij.

"Foto e shkëlqyeshme baba!" – komentoi ajo së bashku me një emoji zemre, që tregonte dashurinë për të atin. Adoleshentja është fëmija më i vogël i Michael e Catherine.

Çifti ka gjithashtu edhe një djalë, Dylan, 20-vjeçar.

/NOA.al