Transmetuar më 07-09-2020, 18:26

Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar, pas pushimeve të gushtit.

Është sesioni i fundit i këtij mandati, pasi më 25 prill do të mbahen zgjedhjet e reja dhe 45 ditë para tyre, Kuvendi duhet të jetë shpërndarë.

Deputetët të veshur kryesisht me kostume, apo veshje serioze kanë mbërritur në selinë e Parlamentit.

Një pjesë tjetër ka preferuar të jetë disi sportivë, ndërsa disa mbanin maska dhe disa jo.

Po ashtu, luksit në veshje, u shtohen edhe ajo e makinave që disponojnë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka preferuar të zbresë nga makina e tij zyrtare në shkallët e ndërtesës së Parlamentit, ndërsa të tjerë me makinat private.

Të qeshur dhe në humor, deputetët janë rikthyer. Në Kuvend po në seancë po diskutohen për problemet dhe hallet e mëdha që po kalon populli, sidoemos në këtë periudhë pandemie.

/NOA.al