Transmetuar më 07-09-2020, 19:42

Fitorja 2-0 në Minsk përballë Bjellorusisë ka ngritur lart moralin në kampin kuqezi.

Pas pak çastesh nis ndeshja e dytë e Ligës së Kombeve, për kuqezinjtë.

Ndeshja që do të luhet në stadiumin tonë kombëtar nis në ora 20:45, ku përballë Shqipërisë do të jetë Lituania.

Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të UEFA-s janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Enea Mihaj dhe Qazim Laçi janë 2 fubollistët që debutojnë si titulllarë me fanellën kuqezi, teksa sulmi i është besuar dyshes Sadiku-Manaj.

Formacionet zyrtare

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Shimkus. Trajner: V. Urbonas.

Gjyqtar: Serhiy Boiko (Ukrainë)