Transmetuar më 09-09-2020, 14:00

Shok në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Një grua telefonoi policinë, pasi djali i saj i prekur nga autizmi po kalonte një krizë dhe godiste pa pushim.

Efektivët e policisë kur mbërritën në vendin e ngjarjes, e ftuan 13-vjeçarin që të shtrihej përtokë, por kur ai nuk reagoi hapën zjarr ndaj tij, duke e qëlluar disa herë.

I mituri, Linden Cameron, ndodhet i shtruar aktualisht në spital me plagë në shpatull, këmbë dhe bark.

Ngjarja tronditëse u shënua të premten që lamë pas, ndërsa nëna Golda Barton, tregoi për mediat se telefonoi policinë pasi nuk po e menaxhonte dot të birin gjatë një krize që po kalonte.

Gruaja nuk kishte shumë që ishte kthyer nga puna dhe e gjeti të birin në gjendje krize.

“Nuk ishte i armatosur, donte vetëm të tërhiqte vëmendjen. Policët duhet të kishin përdorur minimumin e forcës dhe jo ta qëllonin”, thotë e dëshpëruar Golda Barton. /a.y/noa.al