Transmetuar më 10-09-2020, 16:02

Në Kosovë koronavirusi vijon të jetë problem. Në 24 orët e fundit kanë humbur 7 pacientë, të cilët po trajtoheshin në spital.

Ndërkaq, nga 532 testimet e bëra, janë regjistruar 69 raste të reja me virusin.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 446 raste, ndërkohë 581 persona e kanë humbur betejën.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore raportojnë se janë shëruar 107 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.