Transmetuar më 10-09-2020, 21:31

Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar.

Por në sport, atë të basketbollit.

Është formuar Liga Unike e Basketbollit shqiptar, ku të pranishëm veç drejtuesve të dy federatave ishte edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini.

Të pranishmit, pas këtij momenti historik, thanë se kjo ligë do t’i afrojë shqiptarët këndej dhe andej kufirit, përreth basketbollit si sport, por edhe si aktivitet që konkretizon dëshirën dhe vullnetin e madh për përafrim dhe thellim të bashkëveprimit mes shqiptarëve.

"Liga Unike" synohet të përfshijë së shpejti edhe ekipe të tjera shqiptare të basketbollit, përtej Kosovës dhe Shqipërisë.

Por shpresohet që kjo nismë t’i hapë rrugë e të shërbejë si frymëzim edhe për federatat e tjera sportive për të ndërmarrë nisma të ngjashme.

Është hedhur ideja, që edhe futbolli të ketë një kampionat të përbashkët, Shqipëri-Kosovë.

/NOA.al