Transmetuar më 10-09-2020, 22:42

Genghis Khan besohet se është përgjegjës për disa dhjetra milionë vdekje gjatë udhëheqjes së tij brutale me ushtrinë e Mongolëve, si dhe për krijimin e perandorisë më të madhe në botë. Pushtuesi mizor dhe luftëtarët e tij në kuaj shkatërruan qytete të panumërta nga viti 1206 deri në 1227. Pas kapjes së një zone ai nuk kursente asnjë jetë burri gruaje apo fëmije.

Armiqve u pritej koka ose mbyteshin në enë druri të mbushura me gjak. Brutaliteti i kohërave të errëta është zbuluar së fundmi në një dëshmi të arkivave ku tregoheshin pasojat e masakrave të tij.

Dr Timothy Brook, nga Universiteti i British Columbia në SHBA, thotë: “Mongolët kishin një forcë ushtarake shumë efektive, nëse kishin një objektiv asgjë nuk mund t’i dilte përpara”.

“Nëse dëshiron të pushtosh Kinën ose një tokë me pasuri të pamasa, grurë, mëndafsh, çaj, Kina ishte pasuria me e madhe që monglolët mund të merrnin”.

Gjatë rrethimit të kryeqytetit Zhongdu, Pekini i sotëm, ata përdornin trarë për të thyer dyert e qytetit, që ishin krijuar nga inxhinierë kinezë, të cilët ushtria i kishte kapur dhe skllavëruar”.

Sipas gojëdhanave, para se mongolët të thyenin dyert e qytetit, mijëra gra vrarë veten nga frika e brutalitetit që i priste në duart e tyre.

Richard Machowicz, ish-marins amerikan, thotë: “Imagjinoni dike që rri mbi murin e qytetit dhe shikon sesi një mori e frikshme mongolësh vijnë drejt teje për të të pushtuar. Gjithkush mund të mendojë, ç’dua unë këtu, më mirë të jem i vdekur”.

Khan dhe mongolët e tij hynë në qytet dhe masakruan më shumë se 100,000 njerëz para se t’i vinin zjarrin.

Suksesi i tyre në fushë-betejë i atribuohet aftësive të kalërimit. Mongolët mund të drejtonin një kalë që tre vjeç, madje edhe pa frerë.

Ata thuhet se kishin një kontroll aq të mirë të kafshëve të tyre saqë mund të hanin, të qëllonin apo dhe të flinin në kurrizin e kalit.

Machowivz thotë: “Ishte si një version i hershëm i sulmeve Blitzkrieg – ata hynin në një vend, bënin dëmin dhe zhdukeshin para se njerëzit të kuptonin se çfarë i kishte goditur.”

Një rrëfim për pushtimin mongol të Zhongdu i treguar në një program të 2012 përmendte fjalët e një dëshmitari: “Toka ishte e rrëshkitshme nga yndyra e të vrarëve.”

Khan vdiq në vitin 1227 por gjatë sundimit të terrorit të dy dekadave ai pushtoi më shumë tokë sesa Roma fitoi në 400 vjet.

Pretendohet se ky është kombi i parë që krijoi një sistem pasaportash për të lejuar korrierët në kalë të dërgonin mesazhet e tyre në të gjithë perandorinë.

Komunikimi ishte një nga aftësitë e tyre triumfese, me një post-komandë në çdo 30 miljë, ku kalorësit mund të çlodheshin nëse kishin nevojë.

Kalorësi tregonte medaljonin e veçantë për të treguar gradën, që ishte si njëfarë pasaporte në ditët e sotme.