Transmetuar më 11-09-2020, 08:33

Një gazetar u gjet i vdekur, i therur në shtetin lindor të Veracruz, një prej territoreve më të dhunshme në Meksikë, ku grupet kriminale vendosin shpesh në shënjestër, profesionistët e informacionit.

Lajmi u bë publik nga policia lokale dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat kërkuan nisjen e një hetimi për të gjurmuar aktivitetet e Julio Valdivia, gazetarit të ndjerë 41-vjeçar, i cili punonte për të përditshmen “Dario El Mundo de Cordoba”.

Shefi i policisë lokale, Hugo Gutierrez, deklaroi se trupi i gazetarit u gjet këtë të mërkurë, bashkë me motorin e tij në një hekurudhë, në një zonë malore të Tezonapa.

Në profilin e tij në Twitter, tre ditë më parë gazetari i ndjerë kishte shkruar për lajmin e përplasjes mes policisë me një grup kriminelësh, në zonën e Cosolapa. /a.y/noa.al