Transmetuar më 11-09-2020, 09:14

Koronavirusi mund të ketë qenë i pranishëm në Amerikë që në dhjetor 2019. Është kjo ajo që sugjerohet nga një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles (UCLA), i botuar në ‘Journal of Medical Internet Research’.

Studimi është bazuar në analizën e të dhënave mjekësore nga dhomat e urgjencës, klinikat dhe spitalet në zonën e Kalifornisë për një total prej mbi 10 milionë të dhënash klinike që i referohen tremujorit dhjetor 2019-shkurt 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të 5 viteve të mëparshme.

Studiuesit panë që duke filluar nga dhjetori i vitit 2019 deri në fund të shkurtit kishte një rritje të pazakontë (+ 50% krahasuar me të njëjtën periudhë në pesë vitet e mëparshme) në pacientët që shkuan në klinika dhe urgjencë me kollë ose të shtruar në spital për kolapsi i frymëmarrjes.

Ekspertët besojnë se është e arsyeshme të mendosh se kjo rritje e cila nuk është regjistruar kurrë në tremujorët përkatës të viteve të mëparshme është e lidhur me rastet e Covidit, edhe pse rasti i parë zyrtar ishte dokumentuar muaj më vonë në SHBA.

Studimi gjithashtu tregon se analizimi i të dhënave elektronike klinike në kohë reale do të lejojë që të parashikohen shpërthimet e reja, para se të ndodhin. /a.y/noa.al