Transmetuar më 11-09-2020, 09:28

Një autobus dy katësh, i cili transportonte nxënësit e një shkolle u përfshi në një aksident.

Ngjarja ndodhi këtë të enjte në Hampshire, Angli, ku mjeti goditi një urë, duke bërë që 20 fëmijë të mbeten të plagosur.

Tre nga fëmijët janë në gjendje më të rëndë, të shtruar në spital.

Çatia e autobusit pësoi dëme të shumta, si pasojë e përplasjes me urën, ndoshta për shkak të një gabimi të shoferit.

“Po merrte rrugën e gabuar, por asnjëri nga ne nuk e vuri re. Më pas papritur, maja e autobusit përfundoi në tunel. Çatia ra dhe të gjithë nisën të ulërinin”, tha një nxënëse.

Të plagosurit janë që të gjithë fëmijë me moshë nga 11 deri në 16 vjeç. /a.y/noa.al