Transmetuar më 11-09-2020, 14:19
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis

Në datat 15 dhe 16 shtator, Kryeministri Edi Rama do të vizitojë kryeqytetin grek, Athinën.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me homologun helen Kyriakos Mitsotakis, por edhe me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe pe drejtues të tjerë të autoriteteve helene.

Kjo vizitë e Ramës, vjen në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së, e cila këtë vit drejtohet nga Shqipëria. /a.y/noa.al