Transmetuar më 11-09-2020, 16:41

Një video po qarkullon në internet, ku është filmuar një skenë vërtet e frikshme, në një zonë periferike të Londrës.

Duket babai dhe vajza e tij që pëballë u vjen një qen i rracës pit bull.

Në një moment ndodh diçka e çuditshme, teksa babai hipën sipër makinës për të shpëtuar veten, duke e lënë vajzën të pambrojtur.

Ai vijonte duke bërtitur që qeni të largohej nga vajza e tij.

Kjo e fundit ishte e tmerruar, por për fat pronarja e qenit erdhi përpara se mund të ndodhte diçka më e rëndë.