Transmetuar më 11-09-2020, 19:06

Italia i është rikthyer bindshëm shifrave të larta të njerëzve të infektuar me Covid-19 ndërsa është rritur edhe numri i jetëve të shuara.

Në 24 orët e fundit, autoritetet italiane të shëndetësisë raportuan sot se u regjistruan 1616 të infektuar me koronavirus. Një ditë më parë ishin 1597. Në total janë afro 286 mijë persona që janë identifikuar me COVID-19.

Gjatë 14 orëve të fundit humbën jetën 10 persona të infektuar duke e çuar në 35.597 totalin e viktimave. Ndërsa u konfirmua shërimi në 24 orë i 1849 personave ose 13 më shumë se një ditë më parë.

Aktualisht ndodhen 175 persona nën terapi intensive, 11 më shumë se një ditë më parë.

Në izolim shtëpiak janë 34.743, 1.035 më shumë se dje. Në total janë ende pozitivë 36.767 të infektuar.

Raportohet se 24 orët e fundit u kryen 98.880 tamponë. Gjithsej deri sot janë testuar rreth 6 milionë banorë të Italisë. /noa.al/