Transmetuar më 11-09-2020, 19:59

Për shumë njerëz, ai është futbollisti më i madh gjerman që ka ekzistuar ndonjëherë, për të tjerë ndër më të mëdhenjtë e historisë së futbollit botëror.

Por, pa marrë parasysh se si vlerësohet Franz Beckenbauer në aspektin sportiv, një gjë është e qartë: "Kaiser" ka formësuar jetën e shumë tifozëve të futbollit gjatë 55 viteve të fundit dhe ka frymëzuar mijëra futbollistë që kanë shkëlqyer dhe shkëlqejnë sot në Gjermani dhe kudo në botë.

Sot ai po feston 75 vjetorin e lindjes.

Philipp Lahm njëherë e tha shumë bukur: Duhet të jenë dy Beckenbauer, njëri që shkruhet në gazetë dhe tjetri që është presidenti i FC Bayern. Presidenti më bën të lumtur mua."

Sot njeriu të cilin të gjithë e quajnë "Kaiser" do të dëshirohej të ekzistonte dy herë.

Jeta dhe reputacioni i Franz Beckenbauer në publik ka ndryshuar.

Nuk ka më një pamje një-dimensionale të tij. Për 75-vjetorin e tij të lindjes, sidoqoftë, ky duhet të jetë një tekst që ndriçon "të moshuarin" Franz Beckenbauer. Ashtu si miliona tifozë të futbollit, ai ka përjetuar emicionet e kësaj loje magjike, për mbi 50 vjet. I palodhur, i pamposhtur!

Si lojtar dhe kapiten, që ngriti trofeun e Kupës së Botës, 1974, më pas si trajner, 1990, e në fund si frymëzues i kombit të tij, 2014.

Gjermanët kanë një model frymëzimi dhe krenarie, të tillë si Franz Beckenbauer, për të qëndruar të paktën sa të jetë ai në jetë, me modelin e duhur për t’u ndjekur, në majat e futbollit botëror.

Edhe pse bota e madhe dhe  e gjerë (e futbollit) ende dukej shumë e largët për Franz kur ishte i ri, asokohe ai tha me bindje: Unë nuk jam gjerman. Jam një bavarez. Ky është një ndryshim shumë i madh për mua.” Dhe si i tillë e ngriti Bayern në majat e Europës dhe Gjermaninë në majat e Botës.

Reputacioni i tij sportiv u rrit me hapa të mëdhenj, dhe Franz Beckenbauer i është dashur të jetojë me faktin që njerëzit shihnin tek ai një personalitet mbi njerëzoren.

Në vitin 1970, Max Merkel tha: Ati i Qiellit e bëri Franz Beckenbauer, ashtu siç bëri Mozart".

Dhe shumë, shumë vite më vonë Otto Rehhagel tha: "Franz është si Marlene Dietrich. Një yll i plakur që akoma duhet admiruar."

Beckenbauer në të vërtetë gjithmonë dukej se ishte mbi gjithçka. Marinus Bester tha: Ju mund të përballoni vetëm kritika në futboll – përveç Beckenbauer, ai mund të thotë atë që dëshiron. Dhe kur thotë se muri është blu, në vend që të thotë se është i gjelbër, njerëzit besojnë atë që thotë ai".

Jo të gjithë mund të kenë status të veçantë si të “perandorit”. Berti Vogts njëherë tha, se kur hyn në dhomë Beckenbauer duket sikur ndizet "drita".

/NOA.al